Grenfell Tower, një ndërtesë 27-katëshe, me 120 apartamente në të, është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme në perëndim të Londrës.
Sipas një raportimi të fundit të BBC-së, më tepër se 200 zjarrfikës po përpiqen ende për t’i vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që është e pranishme frika se ndërtesa mund të shembet.
Tridhjetë njerëz janë dërguar në spital gjer tani, por ende nuk dihet numri i të lënduarve nga zjarri.
Për zjarrin u lajmërua më së pari në mbarim të orës së parë të ditës së sotme; policia njoftoi në katër të mëngjesit se evakuimet vazhdonin akoma.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e quajti një “incident të madh” rënien e zjarrit në këtë ndërtesë banimi, ku mendohet të ketë ende njerëz të mbetur në të.
Mediat britanike raportojnë për një numër viktimash. /tesheshi.com/