Kryeministri polak Mateusz Morawiecki anulloi një vizitë në Izrael, pas deklaratave të homologut izraelit Benjamin Netanjahu, i cili pretendohet se ka akuzuar kombin polak për pjesëmarrje në Holokaust.
Zëdhënësja e qeverisë polake tha se Morawiecki nuk do të marrë pjesë në samitin e katër vendeve të Evropës Qendrore në Jeruzalem, por do zëvëndësohet nga ministri i Jashtëm Jacek Czaputowicz.
Ajo tha se Morawiecki informoi homologun izraelit për këtë.
Nga ana tjetër, Kabineti i Netanjahut tha se komenti i tij u përcill nga Jerusalem Post, i cili më pas publikoi një version të korrigjuar.
Fjala është për frazën e Netanjahut “polakët bashkëpunuan me nazistët….”
Të premten, autoritetet polake i kërkuan ambasadorit izraelit Anne Azari të shpjegojë komentin e Netanjahut.
E sipas ambasadorit, ka qenë fjala vetëm për raste të veçanta. /tesheshi.com/