Kryeministri i Irakut ka kërkuar nga qeveria rajonale e Kurdistanit “të anulojë” rezultatin e referendumit mbi pavarësinë që u mbajt të hënën.
Haider al-Abadi tha se ai nuk do të diskutojë kurrë mbi rezultatin dhe u bëri thirrje kurdëve të iniciojnë dialogun në kuadër të kushtetutës, raporton BÇ.
Në të njëjtën kohë ai u zotua të imponojë sundimin e Irakut, në të gjitha pjesët e Rajonit të Kurdistanit.
Rezultatet përfundimtare të referendumit, ende nuk kanë dalë. Krerët kurdë kanë thënë se një votim “po” do t’u japë atyre një mandat për të filluar negociatat për shkëputjen me qeverinë qendrore në Bagdad dhe me vendet fqinje.