Pakistani do t’i përgjigjet sa më rreptë të jetë e mundur trajtimit të territorit të diskutueshëm të Kashmir nga India, dhe bashkësia botërore do të mbahet përgjegjëse për çdo rezultat “katastrofik”, tha kryeministri i Pakistanit Imran Khan.
Deklarata vjen përpara Ditës së Kujtimit vjetor për luftëtarët pakistanezë kundër forcave indiane në vitin 1965, gjë që reflekton tensione të mëtejshme në rritje midis armiqve të armatosur bërthamorë. E kjo, pasi New Dehli vendosi të anullojë një nen kushtetues që i jepte një lloj autonomie Kashmirit.
“Unë e kam informuar botën se Pakistani nuk dëshiron luftë, por në të njëjtën kohë, Pakistani nuk mund të qëndrojë ulur përballë sfidave për sigurinë dhe integritetin e tij. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi në mënyrën më të rreptë të mundshme. Nëse nuk jemi të suksesshëm në këtë, bashkësia botërore do të jetë përgjegjëse për rezultatin katastrofik”, tha Khan.
Khan udhëhoqi një fushatë diplomatike të ashpër ndërkombëtare, duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ish-fuqive koloniale të Britanisë së Madhe dhe të tjerëve që t’i bëjnë presion Indisë mbi atë rajon të Himalajeve, por fqinji i tij me shumicë hindu ka përjashtuar ndërhyrjen nga jashtë.
Kriza që vazhdon që nga viti 1947
Në mesin e gushtit, autoritetet indiane angazhuan një shtesë prej 125,000 forcash paraushtarake në rajonin e krizës Jammu dhe Kashmir.
Kriza e Kashmirit daton që nga viti 1947, kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga zona pa adresuar statusin e rajonit.
Muslimanët përbëjnë 90 përqind të popullsisë Kashmir, të cilët, pas tërheqjes britanike, kërkuan që rajoni të aneksohej në Pakistan.
Por Princi atëherë vendosi të aneksonte Kashmirin në Indi. /tesheshi.com/