Dy ditë pas arrestimit të dy kuadrove të lartë të policisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda jep të dhëna sidomos rreth njërit prej tyre, Haki Hasanbegaj, shef i rendit në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, i cili u prangos së bashku me Gani Abazin, shef i specialistëve të zonave në Komisariatin e Policisë së Tepelenës, si dhe me Musa Bedinajn, kultivues droge.
Krimet e Rënda thonë se nga hetimet ka rezultuar se Hasanbegaj, i cili deri në pranverën e vitit 2016 ishte në detyrën e Shefit të Komisariatit të Tepelenës, mbante kontakte të vazhdueshme me persona që kultivonin lëndë narkotike në atë zonë, ku veçohet ai i Elton Ciços, të vrarë në një atentat në zonën e ish-bllokut në Tiranë pranverën e kaluar.
Siç informohet, Hasanbegaj ka patur lidhje të ngushtë me Çiçon, duke i bashkuar sigurisht droga, deri në atë pikë sa ky i fundit i shpreh dhe mbështetje në rastin kur transferohet me detyrë nga Tepelena drejt Vlorës.
Dhe ky përbën rastin më flagrant kur një shef i lartë policie vërtetohet katërcipërisht se është i lidhur me kultivimin e kanabisit. /tesheshi.com/