“Libia është një shtet i dështuar dhe i falimentuar e kjo si pasojë e veprimeve të drejtpërdrejta të disa vendeve”.
Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, në një replikë ndaj Obamës, i cili në një intervistë është shprehur se gabimi i tij më i madh është ndërhyrja në një shtet afrikan pa një plan.
Peskov nënvizoi se Putin ka shprehur keqardhje shumë herë për atë që ka ndodhur në Libi, si për operacionet ushtarake, edhe për ato të eliminimit të Gheddafit. /tesheshi.com/