Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/ Flasin opozitarët shqiptarë në Maqedoni: a do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit?!

by te Sheshi
11/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
FORUM/ Flasin opozitarët shqiptarë në Maqedoni: a do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit?!

Mensur Krasniqi

Derisa partitë politike në pushtet VMRO-BDI po insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme më 5 qershor ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Përzhinos e nënshkruar nga 4 liderët e partive më të mëdha politike në vend, partitë opozitare unanimisht kundërshtojnë një gjë të tillë.

Para dy ditësh partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM, së bashku me 13 parti tjera të vogla të koalicionit të saj të parët betonizuan qëndrimin e tyre për bojkotim të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare për datën 5 qershor. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev u ka bërrë thirrje jo vetëm qytetarëve që të bojkotojnë zgjedhjet dhe të mos dalin në votime, por ai ka ftuar edhe gjithë bllokun opozitar shqiptar që t’i bashkangjiten kësaj iniciative.

Me këtë rast portali tesheshi.com ka grumbulluar qëndrimet e të gjitha partive opozitare shqiptare lidhur me atë nëse do të bojkotojnë zgjedhjet e 5 qershorit apo do jenë pjesë e saj. Nga qëndrimet e tyre, asnjëra nuk kishte vendim të prerë, megjithatë vlerësojnë se ende nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

fatonFaton Fazliu- zëdhënësi i Lëvizjes Besa: Nuk mund të shkojmë në zgjedhje ku do të rizgjidheshin kriminelët, manipuluesit dhe të pamoralshmit.

“Para disa ditësh ishim dëshmitarë të një deklarate të përbashkët të ambasadave të BE-së dhe SHBA-ve, të cilën mund ta përfshijmë më një fjali – se zgjedhje kredibile në vazhdimësi janë kërkuar edhe nga partneret ndërkombëtarë dhe se ne rrethanat aktuale edhe data e 5 qershorit nuk dallon shumë nga data e 6 prillit sa u përket parakushteve zgjedhore. Ne si Lëvizje BESA konsiderojmë se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, ndërsa për pjesëmarrjen ose jo të Lëvizjes BESA në zgjedhjet e 5 qershorit do të vendosë Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA. Për ne si Lëvizja BESA mbi të gjitha është e rëndësishme plotësimi i parakushteve për një proces korrekt zgjedhor. Ne gjykojmë se nuk mund të shkojmë në zgjedhje ku do të rizgjidheshin kriminelët, manipuluesit dhe të pamoralshmit. Deri sot në vazhdimësi është shkelur vullneti demokratik i qytetarëve të Maqedonisë dhe më këto kushte nuk mund të lejojmë që edhe një here të nëpërkëmbet e drejta e qytetarit”, deklaroi Faton Fazliu për portalin tesheshi.com.

arben tarArben Taravari-Sekretar i përgjithshëm i LR-PDSH-së: Assesi në zgjedhje pa kushtet e Përzhinos

“Ne jemi parti që ka organet e veta dhe ato sjellin vendime. Në parim mendojmë se Marrëveshja e Përzhinos nuk u përfill në katër segmente edhe atë,  Listat zgjedhore nuk janë pastruar, nuk ka ligj për mediume, partia nuk u nda prej shtetit dhe ka opstruksione ndaj Prokurorisë speciale që domethënë nuk procesuohen këto raste meqë Qeveria bën bllokada. Në Përzhino edhe pse ne si parti nuk morrëm pjesë, por mendojmë se është dokument ndërkombëtar ku pas saj qëndrojnë SHBA dhe BE, dhe pa mos u plotësuar deri në fund kjo marrëveshje nuk mund të shkohet assesi në zgjedhje”, deklaroi për portalin tesheshi.com Arben Taravari.

 fadFadil Zendeli-Kryetar i RDK-së: Nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike; vendimin e merr kryesia

“Rilindja Demokratike Kombëtare po ndjek me kujdes situatën e krijuar pas shpërndarjes së parlamentit dhe qëndrimet e faktorëve ndërkombëtarë dhe është në pritje të vendimit të shpalljes së datës së zgjedhjeve, e cila deri tani nuk është shpallur. Megjithatë, vendimin përfunditar si gjithmonë do duhet ta marrin organet legjitime të RDK-së.

Nëse flasim për momentin aktual, nisur nga fakti se deri tani nuk janë plotësuar kushte të rëndësishme për të pasur zgjedhje të drejta dhe të besueshme, si pastrimi i listave zgjedhore, reforma e mediumeve dhe departizimi i shtetit, realisht nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje fer dhe demokratike. Sido që të jetë, Rilindja Demokratike Kombëtare është parti e pavarur dhe e përgjegjshme dhe vendimet e saj i merr në mënyrë autonome, në përputhje me interesat e elektoratit që ajo e përfaqëson”, deklaroi Fadil Zendeli për portalin tesheshi.com.

uniteti (1)Qëndrimi i “Unitetit”: Pjesëmarrja në këto zgjedhje legjitimon  zgjedhje të vjedhura të pushtetarëve

“Pas vendimit të shumicës parlamentare për të shpërbërë Kuvendin dhe për të mbajtur zgjedhje parlamentare më 5 qërshor pa u realizuar pikat kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos: listë e pastruar zgjedhore, reforma në mediume dhe ndarje të partisë nga shteti, partia UNITETI deklaron qartë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje të tilla me çka do të legjitimonte zgjedhje të vjedhura nga ana e partive në pushtet. Këtë qëndrim partia e ka paraqitur edhe në Kongresin e parë të saj. UNITETI do të insistojë që me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë si dhe të çdo subjekti vendorë që ka për qëllim kthimin e demokracisë në vend, të krijohen kushte të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në të cilat vota e qytetarit është e pacënueshme dhe e plotëfuqishme”, thonë nga Uniteti.

menduhPara disa ditësh edhe kreu i Partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Menduh Thaqi paralajmëroi se partia e tij me këto kushte nuk do të shkon në zgjedhje, ndërsa një ditë më pas dolën me komunikatë se Këshilli Partiak do të vendos për vendimin përfundimtar. /tesheshi.com/

Related Posts

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Next Post
Arsyeja inteligjente pse krokodilët hanë gurë

Arsyeja inteligjente pse krokodilët hanë gurë

Prapaskenat: “kleçka” që iu përgatit Edi Ramës, sapo mbërriti në SHBA

Prapaskenat: “kleçka” që iu përgatit Edi Ramës, sapo mbërriti në SHBA

CIA replikon me Trump: Nuk e rikthejmë torturën

CIA replikon me Trump: Nuk e rikthejmë torturën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni