Nr.2 i qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, një ndër mbrojtësit e idesë dhe praktikës së taksimit të mallrave serbë, tha se ekzistojnë dhe të tjera metoda më kreative për t’ju përgjigjur Beogradit
“…kemi ide edhe tjera kreative nëse nuk ndalen”, tha Hoxhaj, referuar Serbisë dhe Bosnjës, mbi të cilat është vendosur taksa e tipit politik. Sipas tij, kjo masë ishte diçka e nevojshme për prestigjin e Kosovës si shtet.
“Taksa ka qenë mënyrë më interesante për të demonstruar se Kosova është shtet dhe askush nuk mund ta ndalë rrjedhën e historisë”, theksoi zv/kryeministri kosovar.
Ai i bëri thirrje znj.Mogherini që të ushtrojë presion mbi Serbinë, me qëllim ndalimin e fushatave anti-njohjeve të Kosovës në botë, nëse dhe ajo kërkon heqjen e taksës. /tesheshi.com/