Eksperti gjerman i çështjeve ballkanike, Ëolfgang Ischinger, me emrin e të cilit ekziston dhe një plan për paqe me Kosovës dhe Serbisë, tha se ai do të jetë i pari që do të mirëpriste një plan me mbështetje të gjerë nga të dy parlamentet, por edhe nga dy shoqëritë, asaj në Kosovë e në Serbi, por siç shtoi, “aktualisht jemi milje për të mos thënë vite dritë larg nga realitetet të tilla”. Duke kujtuar se ai ishte krijuesi i planit të zgjidhjes së kontestit në mes të Serbisë dhe Kosovës mbi modelin “e dy Gjermanive” që nga viti 2007, Icshinger tha se çështja më e vështirë në rregullimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është “njohja ndërkombëtare e të dy njësive”.
Sipas tij, i ashtuquajturi “Plan Ischinger” duhej të jetë subjekt i marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, edhe pa njohjen e ndërsjelltë ndërkombëtare”.
“Ne jemi si në vitin 1972 kur mes dy Gjermanive ka pasur një situatë të ngjashme. Ka pasur dy shtete gjermane që nuk janë njohur reciprokisht. Megjithatë, ata kishin krijuar një bashkëpunim dhe të dyja kërkonin që të kenë një vend në OKB”, ka thënë Ischinger.
Ai vlerësoi se shumë gjëra kanë ndryshuar në dhjetë vitet e fundit duke shtuar se “do të ishte mirë të mendojmë nëse elemente të caktuara nga e ashtuquajturi ‘Plan Ischinger’ mund të zbatohen në situatën e sotme”.
I pyetur për tezën e korrigjimit të kufijve, ai tha se “çdo ndryshim kufijsh që historia ka treguar, nxit njerëzit drejt një zhvendosje dhe lind pyetja nëse kjo duhet të ndodhë”.
Icshinger përcjellë një shqetësim të madh lidhur me atë që ndryshimi i kufijve mund të hapë “Kutinë e Pandorës” nga e cila dalin probleme të reja që nuk çojnë në një zgjidhje paqësore.
“Personalisht jam shumë i gatshëm të dëgjoj nëse dikush mendon se kjo mund të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe se do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme”, shtoi ai. /tesheshi.com/