Kjo është ajo çfarë shohim çdo ditë rrugëve kryesore të Tiranës, aty ku mbizotërojnë butikët, përfshirë dhe zonën e ish bllokut ku çmimet janë padyshim të kripura. Tek ato nguron të afrohesh e të shtysh derën. Por ja që të ofrohet një zemërgjerësi tunduese, teksa sheh çdo ditë se si rrëzëllejnë “skontot”. Por së këndejmi nis dyshimi i madh për kualitetin e mallit që ofrohet. Sepse, me 70 përqind ulje në një butik lluksi dhe zonë lluksi gjithashtu, do të thotë që shumë “marifete tregtare”, fshihen aty.
Dhe ja, vendos të futesh. Dhe sapo prek një mall e pyet për çmimin, referuar skontos, zhgënjimi nis të të merr me shpulla. Kur sheh se çmimi është tek 8 mijë lekëshi për një xhaketë jo dhe aq klas, e ti pyet se përse kaq kur ka ulje çmimi, shitësja të thotë se pa ulje, çmimi ka qenë 15 mijë lekë. Pra, n uk të bësh me ditë të re me çmim të ri, por me ditë të re, me marifete të vjetra! /tesheshi.com/