“Kosova rrezikon miliona euro nga Bashkimi Evropian, nëse nuk miraton së shpejti Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA2016”. Kështu ka thënë sot përfaqësuesja e BE, Nataliya Apostolova, derisa ka hapur punimet e shkollës verore të BE-së me fokus zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.
“BE është duke investuar në shumë fusha për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejtë BE-së”, ka thënë më tej Apostolova.
Duke folur për rëndësinë e MSA-së, ajo është shprehur se reforma në administratën publike dhe në veçanti depolitizimi i saj, janë ndër sfidat kryesore.
“MSA krijon vende pune, lufton korrupsionin dhe fuqizon sundimin e ligjit”, ka pohuar ajo.
Sipas saj, implemntimi i MSA përfshinë shumë fusha si poltikanët, biznesmenët e studentët.
“Evropianizimi i shoqërisë së Kosovës, politikës dhe ekonomisë është ajo që i duhet vendit. Agjenda evropiane nuk është vetëm për qeverinë, por shoërinë në përgjithësi”, ka deklaruar Apostolova. /tesheshi.com/