Presidenti iranian Hassan Rouhani ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara me të vërtetë dëshirojnë ta ndihmojnë Iranin të luftojë koronavirusin, duhet që të heqin sanksionet ndaj Republikës Islamike, përfshirë ato për importet e furnizimeve mjekësore.
Rouhani hodhi poshtë si “gënjeshtër” një përpjekje të SHBA për të ndihmuar Iranin të luftojë epideminë COVID-19.
“Njerëzit tanë janë të vetëdijshëm që ju (zyrtarët amerikanë) gënjeni, duke mos thënë të vërtetën,” tha Rouhani në një mbledhje të qeverisë.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë iranianët të luftojnë koronvirusin, pasi vendi i tyre po shfaqet më i godituri në rajon nga flama kineze, me vdekje dhe ndër zyrtarë të lartë.
“E tëra ato që duhet të bëjnë janë të kërkojnë ndihmë”, tha Trump.
“Uashingtoni ka filluar aksionin ‘më të gabuar’ kundër iranianëve gjatë dy viteve të fundit, duke rivendosur sanksione për importet e ushqimit dhe ilaçeve, dhe tani po fshihet ‘pas maskës së solidaritetit’, duke pretenduar se po përpiqet të ndihmojë popullin iranian,” tha Rouhani.
“Nëse jeni duke thënë vërtet të vërtetën, të paktën duhet të hiqni sanksionet e ilaçeve. Ky do të ishte hapi i parë. Dhe pas kësaj duhet të thuash që po i bën keq popullit iranian dhe duhet të kërkosh falje,” shtoi Rouhani. /tesheshi.com/