Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale publikoi rregullat që duhen ndjekur për të ulur rrezikun nga koronavirusi që po qarkullon në botë, dhe që së fundmi, preku edhe shtetin fqinj me ne, Italinë.
10 rregullat për t’u ndjekur sipas specialistëve të shëndetit publik:
-Lani shpesh duart
-Mos prekni me duar, sytë, hundën dhe gojën
-Mbulojeni gojën kur teshtini
-Shmangni kontaktin e afërt me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute
-Mos merrni antibiotikë përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku
-Pastroni sipërfaqet me dezifektantë me bazë klori ose alkooli
-Përdorni maskë vetëm nëse dyshoni se jeni sëmurë, ose ndihmoni njerëz të sëmurë
-Produktet “Made in China” ose pakot që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme
-Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin e ri
-Kontaktoni numrin e urgjencës kombëtare 127 nëse keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga një nga vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes.