Koreja e Veriut ka paralajmëruar se po përballet me një mungesë ushqimesh me rreth 1,4 milion ton në vitin 2019 dhe se ka detyruar pothuajse të përgjysmojë racione, duke fajësuar temperaturat e larta, thatësirën, përmbytjet dhe sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.
Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara ka publikuar një memorandum para samitit të dytë javën e ardhshme mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit Kim Jong Un, në kuadër të denuklearizimit të Gadishullit Korean.
Uashingtoni kërkon që Koreja e Veriut të braktisë programin e armëve bërthamore që është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara, ndërsa Penhiani kërkon eliminimin e sanksioneve shkatërruese.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka intensifikuar unanimisht sanksione ndaj Koresë së Veriut që nga viti 2006.
Memorandumi thotë se Koreja e Veriut, vitin e kaluar ka prodhuar 4,951,000 ton ushqim i cili është 503,000 ton më pak se në vitin 2017.
Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar këto shifra dhe thanë se prodhimi ushqimor i Koresë së Veriut përfshin oriz, grurë, patate dhe soje.
Koreja e Veriut ka thënë se do të importojë 200.000 ton ushqim dhe do të prodhojë rreth 400.000 ton kultura të hershme, por ajo do të vazhdojë të ketë një mungesë dhe nga janari do të reduktojë racionet ditore me 300 gram për person. /tesheshi.com/