Sipas faqes Internet Live Stats, sot në botë ka mbi 1 miliard faqe interneti. Kjo shifër është arritur para dy vjetësh. Koreja e Veriut me sa duket nuk luan ndonjë rol në gjithë këtë. Uebsajtet e Pyongyangut me domainin ‘.pk’ janë vetëm tetë.
Këtë e ka bërë të ditur gabimisht vetë regjimi i Kim Jong-un, një nga vendet më të izoluara në botë. Si pasojë e një defekti teknik lista është publikuar në platformën GitHub. Faqen nuk mund të hapen më nga jashtë Koresë, por disa përdorues interneti kanë ruajtur pamje të marra nga këto faqe.
Sipas listës, nuk bëhet fjalë për informacion të fshehta. Siç pritej, këto faqe janë më shumë sajte zyrtare, si ajo e kompanisë ajrore kombëtare Air Karyo, ajo e agjencisë së lajmeve të regjimti Korean Central News Agency dhe e të përditshmes ‘Zëri i Koresë’. Pastaj kemi faqen zyrtare të vendit, Naenara, një faqe kushtuar guzhinës dhe një faqe tjetër që mund të jetë një rrjet social, Friend.com.kp. /tesheshi.com/