Koreja e Veriut ka një program të tmerrshëm të armëve biologjike, të aftë për të zhdukur dhjetëra mijëra civilë dhe ushtarë, nëse shpërthen lufta.
Sipas një raporti të ri të publikuar nga Daily Mirror, ekspertët kanë frikë se shteti më i izoluar në Botë ka zhvilluar dhe ruajtur më shumë se një duzinë agjentësh vrasësish që mund të përdoren kundër Koresë së Jugut ose më tej, nëse regjimi i Kim Jong-un është i kërcënuar.
Ndër sëmundjet që mund të jenë të përhapen me anë të raketave, bombave ose aeroplanëve janë: antraks, kolera, tifoja, ethet e verdha, etj.
Por ka edhe shumë bio-agjentë vrasës që janë testuar mbi qeniet njerëzore, ndërsa teknikët e laboratorit janë të detyruar të punojnë pa mbrojtje.
Një ligjvënës rus pretendon se Koreja e Veriut ka vendosur të testojë një rakete të re, e cila mund të godasë kontinentin amerikan.
Anton Morozov pretendon se zyrtarët e Koresë së Veriut i dhanë llogaritjet matematikore rusëve për t’u treguar se raketa balistike ndërkontinentale mund të arrinte objektiva në bregun perëndimor të SHBA.
Raporti i armëve biologjike i përket muajit tetor dhe ai vjen vetëm shtatë muaj pasi Kim Jong Nam, gjysmë vëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut, u vra me urdhër të Kim Jong Un, nga frika se mund t’i bënte puç shteti, dhe pikërisht me një agjent kimik.
Hulumtuesit në kompaninë e zbulimit AMPLYFI u bashkuan me Harvardin në Amerikë për të zbuluar dhe analizuar informacione rreth programit 50-vjeçar të armëve biologjike të Phenianit.
Rreth 23 mijë referenca biologjike janë gjetur dhe që mendohet se kanë lidhje me Korenë e Veriut.
Në raportin e tyre të quajtur Programi i Armëve Biologjike të Koresë së Veriut, hulumtuesit gjithashtu thonë se analiza e imazhit të institutit Bio-teknik të Phenianit sugjeron se mund të prodhojë armë bilogjike, veçanërisht për përhapjen e antraksit.
“Deklarata më e fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut është se Koreja e Veriut ka 13 lloje të armëve biologjike, të cilat mund të mbusheshin me antraks”, shkruan raporti.
Raporti thotë se “Koreja e Veriut nuk mund t’i përmbahet standardeve ndërkombëtare të biosigurisë, duke marrë parasysh të dhënat e saj historike për trajtimin e njerëzve si subjekte të pavlera.”
Qeveria e Koresë së Jugut ka akuzuar se në Veri se ka tre fabrika kryesore të prodhimit biologjik, që veprojnë në fshehtësi.
Koreja e Veriut filloi armatimin me agjentë biologjikë në vitet 1980 dhe dihet se ushtarët e Koresë së Veriut janë vaksinuar kundër lisë.
Raporti sugjeron marrjen e masave dhe vijimin e përpjekjeve për të luftuar çdo kërcënim potencial të armëve biologjike.
Përgatiti: Gjergji Koja – /tesheshi.com/