Me gjasë, një front i ri i një përplasjeje edhe politike, ngjashëm me atë për teatrin, do jetë në Kopshtin Botanik të Tiranës. Kjo pasi Bashkia e Tiranës ka vendosur që ta marrë në menaxhim këtë hapësirë edhe universitare, për ta rehabilituar.
Sipas shpjegimit të krerëve të Bashkisë, Veliaj e Mazniku, aty do vijojnë dhe funksionet akademike, pra ato universitare, por do zgjerohen funksionet qytetare, duke e bërë një hapësirë relaksi. Sipas tyre, në gjendjen ku ndodhet, Universiteti nuk ka fuqi të ndërhyjë për ta risjellë në standarte të larta, ndaj dhe duhet të ndërhyjë Bashkia.
E nga ana tjetër, drejtues të Fakultetut të Shkencave të Natyrës janë kundër kësaj, pasi e përkthejnë planin e Bashkisë si zaptim hapësirë. Siç ndodh në të tilla raste, në lojë është futur dhe opozita, e cila dhe më shumë se zërat opozitarë, e quan një zaptim të dyshes Rama – Veliaj. E para e znj.Kryemadhi që reagoi, duke përcjellë një videomesazh që aty. /tesheshi.com/