Evitimi i një karroce që tërhiqej nga një gomar, ka çuar në përplasjen e dy automjeteve në në Mollas të Cërrikut, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person, si dhe gomari që tërhiqte karrocën.
Më herët, në Cërravë të Pogradecit, nënë e bijë humbën jetën të mbytura në një gropë uji poër vaditje.
Liri Mazelli, 35-vjeçe, nënë e katër fëmijëve me origjinë nga Elbasani e martuar në Pogradec hyri për të shpëtuar vajzën të rënë aksidentalisht aty, E. Mazelli 10-vjeçe, por nuk arritën që të dilnin gjallë.
Ndërsa në orët e pasdrekës, një person në Vlorë ndërroi jetë gjatë tentativës për të shuar një sherr mes vëllait të tij dhe dikujt tjetër. Viktima, Stavri Mino 50 vjeç, rrëshkiti e ra me kokë mbi një gur duke ndërruar jetë. /tesheshi.com/