Kodak ka lajmëruar së fundmi daljen e një smartphoni të ri me funksione të avancuara për të bërë fotografi, të quajtur Elextra, një emër që u shfaq për herë të parë në një aparat fotografik të kompanisë në vitin 1941.
Kjo pajisje të bën përshtypje në mënyrë të veçantë nëse shikon pjesën e pasme, e cila është veshur me një lëkurë të ngjashme me atë të kamerave të viteve ’50 dhe një objektiv të dukshëm më sensor 21 Megapiksel.
Ky smartphone vjen me një ekran Full HD prej 5 inçësh, proçesor Mediatek Helio X20 deca-core, 2GB RAM, me memorie të brendshme 32GB dhe kartë memorie deri në 128GB dhe një bateri 3.000 mAh. Kamera përballë është 13 Mpx. Në tregun europian kjo pasjije pritet të ketë një çmim prej 499 Euro. /tesheshi.com/