Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kjo është Fatimeja, Prokurorja e hekurt shqiptare e Maqedonisë

by Te Sheshi
29/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kjo është Fatimeja, Prokurorja e hekurt shqiptare e Maqedonisë

Nga Mensur KRASNIQI

Pas shpalljes së dy lëndëve më të rëndësishme “Titanik” dhe “Tortura”  kundër funksionarëve të lartë shtetëror nga prokurorja shqiptare në ekipin e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë, Fatime Fetai, tani gjithkush pyetet për biografinë e saj.

Portali tesheshi.com do t’ju njohë sot përmes këtij shkrimi me biografinë dhe mënyrën se si Fatime Fetai vetëm brenda një periudhe të shkurtër kohore u bë e njohur për opinionin e gjërë në Maqedoni dhe ankth për politikanët e korruptuar.

Fatime Fetai është relativisht e re në moshë, rreth 32 vjeç dhe vjen nga fshati Negotinë të Gostivarit, ndërsa e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale. Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si prokurore në Prokurorinë Themelore në Shkup.

Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva.

Brenda 1 muaj e gjysmë Prokuroria Speciale e Maqedonisë në krye me prokuroren Katica Janeva ka mbajtur dy konferenca për media ku ka shpallur 2 lëndë hetimi për funksionarët e lartë shtetërorë në Maqedoni.

Por nuk dihet nëse rrastësisht, qëllimisht, apo se ka aftësi më të mëdha komunikimi dhe interpretimi nga të tjerët, Prokurorja Speciale Katica Janeva ka përzgjedhur nga ekipi saj “çuditërisht” prokuroren shqiptare Fatime Fetai që t’i drejtohet mediave duke paraqitur lëndët “Titanik” dhe “Tortura”.

Kështu sot për Fatime Fetai thuhet të jetë shndërruar në ankth për politikanët në Maqedoni. Me stilin e saj simpatik, pak edhe tallës por me shumë ironi, ajo ka publikuar funksionarët ndaj të cilëve Prokuroria Speciale kishte përgatitur paditë.

Në lëndën e parë të quajtur “Titanik” Fetai ka akuzuar me padi 9 persona për mashtrime gjatë procesit të zgjedhjeve dhe kriminalizimin e tyre, në mesin e tyre ishin edhe ish-ministrja e punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, ish-sekretari gjeneral i qeverisë VMRO-BDI, Kirill Bozhinovski, kryetari i Komunës së Liqenasit, Edmond Temellko, si dhe anëtarë të KSHZ-së dhe persona të tjerë. Me urdhër të Prokurorisë Speciale ata janë marrë në pyetje nga Gjykata Penale në Shkup. Mirëpo Gjykata Penale e politizuar ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë speciale për paraburgim, duke i lënë të mbrohen në liri.

fatimja 2Dhe dje, sërish ka qenë prokurorja shqiptare, Fatime Fetai, ajo e cila në një konferencë për media ka paraqitur akuzat me padi për shtatë persona për lëndën e re të quajtur “Tortura”. Ajo kësaj rradhe ka goditur njeriun më të afërt të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, ish shefin e Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov.

Ndryshe, lënda “Tortura” ka të bëjë me urdhrin me të cilin Mijallkov dëgjohej në përgjimet e liderit të partisë opozitare, Zoran Zaev, se si urdhëron policët “Alfa” që gjatë arrestimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkovskit të shkaktojnë edhe dëm shpirtëror ndaj tij.

Fetai nuk ka mundur të përmbahet dhe në këtë formë ka cituar edhe disa fraza që janë përdorur gjatë arrestimit të Boshkovskit: “Shtrine në tokë”, “Në tokë të arrestohet”, “Shefi na tha se 8 vite burg do të fitosh” etj.

E veçanta tjetër e Fatime Fetait? A pajtohet Fatime Fetai me Ali Ahmetin, se gjuha shqipe është zyrtare?

Për dallim nga hera e parë prokurorja Fatime Fetai në paraqitjen e saj të dytë në fillim të konferencës u drejtua në gjuhën shqipe. Por më pas tha se kjo Prokurori punon në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit, të cilat i imponojnë asaj të drejtohet vetëm në gjuhën maqedonase.

“Pas 45 ditë nga konferenca e parë për shtyp e kësaj prokurorie, përsëri e kam nderin që para jush të prezantoj edhe një segment nga puna e Prokurorisë në zbardhjen e  veprimeve të dënueshme për të cilat ajo është themeluar. Këtë pjesë e thashë edhe në gjuhën shqipe ngase zëri për drejtësi që e lëshon kjo Prokurori  të jetë i kapshëm edhe për qytetarët e nacionalitetit shqiptarë. Por kjo Prokurori do të respektojë në tërësi Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet e saj. Paraqitja ime para jush do të jetë në gjuhën në të cilën zyrtarisht udhëhiqet procedura penale, në gjuhën dhe literaturën maqedonase”, ka thënë prokuroja Fetai.

Me këtë, Fetai padashur ka kundërshtuar kreun e partisë shqiptare në pushtet BDI-së, Ali Ahmetin, i cili vazhdimisht pretendon se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Portali tesheshi.com  mahmetië poshtë ua sjell një deklaratë të Ali Ahmetit  në vitin 2012, dedikuar zbatimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, paralelisht me atë maqedonase.
“Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë por ka vetëm gjuhë zyrtare dhe gjuha shqipe është zyrtare por është në proces dhe në mandatin e ardhshëm sigurisht që kjo çështje përfundimisht do të mbyllet..Proceset duhen kohë, proceset duhen angazhim dhe durim”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së në vitin 2012. /tesheshi.com/

Related Posts

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Next Post
Marrëzia e fundit e Trump: myslimanët vranë Jezusin

Marrëzia e fundit e Trump: myslimanët vranë Jezusin

Studimi: mbikqyrja qeveritare e medias sociale rrit autocensurën tek përdoruesit

Studimi: mbikqyrja qeveritare e medias sociale rrit autocensurën tek përdoruesit

Kuqezinjtë gjejnë ngushëllim te Luksemburgu: fitojnë 0-2

Kuqezinjtë gjejnë ngushëllim te Luksemburgu: fitojnë 0-2

TË FUNDIT

  • Të fundit
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Cila është pasuria e Mbretit Charles?

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni