Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) ka propozuar miratimin e rregullave sipas të cilave njerëzit nën moshën 18 vjeç mund të kalojnë maksimumi dy orë në ditë në telefonat e tyre inteligjentë.
Sipas rregullave të propozuara, përdoruesit e moshës 16 deri në 18 vjeç do të mund të shpenzojnë dy orë në ditë në telefonat e tyre, tetë deri në 16 vjeç do të kenë një orë, ndërsa fëmijët nën tetë vjeç do të kenë vetëm tetë minuta.
Përveç kësaj, të miturve do t’u ndalohet qasja në internet në telefon nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit, raporton Sky News.
Propozimi vjen në një kohë kur autoritetet kineze janë gjithnjë e më të shqetësuara për varësinë nga interneti tek të rinjtë.
Nëse propozimi miratohet, ai mund të prekë kompani të tilla si ByteDance, pronar i rrjetit social TikTok, pasi CAC thotë se ofruesit e shërbimeve do të duhet të vendosin një afat kohor sipas rregullave të propozuara. /tesheshi.com/