Nëse doni që fëmijët tuaj të jenë optimistë duhet të kuptoni që ju jeni shembulli kryesor për këtë.
Sa më shumë ankoheni ju para fëmijës për vështirësitë financiare apo lodhjen në punë, aq më shumë gjasa ka që fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë kur të rriten.
Ju duhet t’u jepni atyre besim për të kaluar provat para të cilave gjenden ata.
Duhet t’i inkurajoni në ndërmarrjen e një risku të arsyeshëm dhe me kalimin e kohës monitoroni rritjen e vështirësive të këtyre risqeve nëse doni që fëmija juaj të mos ketë frikë të provojë gjëra të reja.
Prisni para se të reagoni. Lereni fëmijën të përpiqet të gjejë zgjidhje pa ndihmën tuaj sepse kjo i rrit ndjesinë e suksesit dhe e bën më optimist për gjërat që e presin në të ardhmen.
Duhet të pranoni vështirësitë. Ndonjëherë fëmijët gjenden në vështirësi për të kryer një detyrë, dorëzohen duke thënë se nuk janë të aftë për atë detyrë.
Ndihmojini ata të mbajnë shpresat lart kur ndodh kështu duke i treguar se në fillim ka vështirësi dhe më pas duke punuar, arrihet suksesi.
Dhe së fundmi qëndroni realistë. Mos jepni shpresa fallco duke thënë për shembull “Mos u bëj merak. Çdo gjë do rregullohet”.
Optimizmi ka të bëjë me të menduarin në mënyrë realiste më shumë sesa pozitive, në mënyrë që fëmija të përgatitet për të përballuar me sukses çdo gjë që mund të vijë./tesheshi.com/