Përdoreni për drekë, për darkë, në çdo rast për të hapur oreksin. Është një nga supat që do t’ju ndihmojë në çdo moment të dilni nga situata, edhe nëse keni të ftuar në shtëpi, sepse nuk kërkon shumë kohë dhe ka përbërës që i keni patjetër në kuzhinë.
Përbërësit:
500 ml lëng pule, 2 lugë vaj ulliri,1 lugë gjelle gjalpë,1 lugë gjelle makarona të holla supe,2 gota kos, 1 kokërr vezë, 1 lugë gjelle miell, Kripë, Piper i zi,Mente,Piper i kuq, Kopër e freskët
Përgatitja:
Hidhni lëngun e pulës në një tenxhere. Shtoni vajin e ullirit dhe makaronat e vogla. Lërini të ziejnë për dy minuta. Në një tas, hidhni miell, kos dhe vezë, duke i përzierë mirë. Rregullojeni shijen me kripë dhe shtoni menten. Hidheni këtë masë tek tenxherja duke e trazuar që të mos pritet veza.
Pastaj, hiqeni nga zjarri. Shkrini gjalpin në një tigan të vogël, shtoni pak piper të kuq, dhe përziejeni deri sa të skuqet. Hiqeni nga zjarri. Ndani supën në pjata dhe hidhuni sipër gjalpin e skuqur me piper, duke shtuar sipër edhe kopër të grirë hollë./tesheshi.com/