Nëse ndiheni në faj se e keni tepruar me ëmbëlsirat, por justifikoheni se jua kërkon trupi (e vërtetë që organizmi jep shenja kur ka nevojë për sheqer) përgatisni këtë recetë të shijshme e nuk do të ankoheni më se po hani në mënyrë jo të shendetshme.
Koha e përgatitjes – 15 minuta
Përbërësit për tavë me diametër 24/26 cm me vrimë në mes ose jo:
- 300 g miell
- 250 g sheqer
- 3 vezë
- 100 ml vaj ulliri me shije delikate
- 150 ml qumësht
- 1 bustinë sodë për ëmbëlsira
- 1 limon organik – na duhet vetëm lëkura e tij e grirë në rende
- një majë thike kripë
Përgatitja:
Ndezim furrën në 180° C.
Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve rrahim sheqerin me vezët për 10 minuta. Shtojmë më pas vajin dhe qumështin pjesë-pjesë dhe pa ndaluar përzierjen me rrahësen elektrike. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe tani i përziejmë me spatul ose lugë druri, pastaj shtojmë kripën dhe lëkurën e limonit.
Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 40-45 minuta ose aq sa, kur të bëjmë proven me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër./tesheshi.com/