Katërshja arabe e kryesuar nga Saudia nuk “lëshon pe” ndaj Katarit. Ato janë shprehur së fundi se sanksionet dhe bllokada ndaj këtij vendi të Gjirit do të vazhdojë derisa qeveria e Doha-s nuk i përmbush të gjitha kërkesat e parashtruara.
Në një deklaratë të përbashkët, autoritetet e katër shteteve theksuan se kërkesat e vendosura ndaj Katarit kanë për qëllim vendosjen e sigurisë në rajon.
Nga ana tjetër, Katari mohon të gjitha akuzat që i bëhen, aq më pak ato për mbështetje ndaj terrorizmit.
Një ditë më parë SHBA dhe Katari nënshkruan një marrëveshje me qëllim kryesor luftën kundër terrorizmit, nënshkruar nga vetë Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Madje dhe ky fundi, i quajti kërkësat e katërshes si ta pamundura për t’u zbatuara nga ana e Katarit. /tesheshi.com/