Në ndeshjet e dyta të Grupit G të Ligës së Kampionëve, City mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 2:1 në Etihad.
Ndonëse skuadra gjermane kishte epërsi deri në minutën e 80-të, skuadra e Pep Guardiolës e ktheu lojën në momentin e fundit.
Një goditje fenomenale e stilit karate nga Haaland në minutën e 84-të i solli City-t tri pikët në fund.
Sulmuesi brilant norvegjez shënoi golin e tij të 13-të në ndeshjen e nëntë për City-n, pasi mbërriti në Angli këtë verë pikërisht nga Borussia.
Shikoni golin e rrallë, që siç e kanë komentuar disa media sportive, do e kishte zili dhe Ibrahimoviç, i njohur për gola “të pabesueshëm”. /tesheshi.com/
— Iskandar # (@kandargalang) September 14, 2022