E tëra filloi me njerëz të famshëm, si aktorja holivudiane Jennifer Aniston, ndërsa duket se edhe atletët olimpikë këtë vit i janë bashkuar kësaj teknike të re të shërimit të quajtur hixhame apo terapia me kupa.
Disa sportistë olimpikë të SHBA, janë parë në foto me disa shenja të vogla rrethore nëpër shpinë dhe shpatulla, pikërisht prej tyre.
Kjo teknikë e shërimit daton që nga kulturat e lashta egjiptiane, kineze dhe të Lindjes së Mesme dhe konsiston në aplikimin e gotave të qelqit mbi lëkurë, të cilat thithin gjakun e ndotur në funksion të pastrimit të tij, si një formë për shërmin nga shumë dhembje trupore.
Disa teknika, të cilat përfshijnë gota të nxehta, janë më të favorizuarat nga notuesi i njohur botëror, Michael Phelps.
Ai madje përfshiu një sekuencë, në të cilën shihet gjatë një tretmani kurues për një spot promocional të titulluar “Sundoje veten tënde”.
Gjimnasti i ekipit amerikan, Alex Naddour po ashtu është i kënaqur të paraqitet në publik, dhe madje ka postuar në instagram një foto të tij me shenjën e kupave në lëkurë.
Naddour tha për USA Today se terapia e kupave “ofron lehtësim të dhimbjeve dhe goditjeve që vijnë prej gjimnastikës”.
“Kjo ka qenë fshehtësia që kam ruajtur gjatë gjithë vitit, e cila më ka mbajtur mua të shëndoshë’, tha Naddour. ‘Ka qenë më efektive sesa të shpenzoj sasi të mëdha parash në çdo gjë tjetër’.
Ai shtoi: “Trupat tanë do të dhembin pas një kohetë gjatë në këtë profesion. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Më ka kursyer nga shumë dhembje”.
Shumë prej shokëve të tij të ekipit po ashtu aplikojnë të njëjtën procedurë kuruese.
Kapiteni i ekipit, Chris Brooks thotë: “Ndonjëherë lëndohem në një pjesë të trupit, dhe them, ok jam lënduar këtu. Vetëm vendosi një filxhan qelqi, dhe kërkoj nga një shok i ekipit tim të më ndihmojë apo e bëj dhe vetë këtë”.
Ndërkohë, ish-notari olimpik amerikan, Natalie Coughlin po ashtu ka postuar disa foto të tij me kupa në shpinë dhe shpatulla, në faqen e tij të Instagramit. /tesheshi.com/