Juventus fiton në Napoli dhe ndodhet vetëm 1 pikë larg prej të kaltërve, në vendin e dytë. Në një ndeshje “kirurgjikale”, me mbrojtje të betonuar, mesfushë muskuloze dhe kundërsulm fatal, bardhezinjtë fituan 0-1, me golin “e rëndë” të ish-sulmuesit të Napolit, Higuain.
Për herë të parë, trajneri Allegri vendosi bashkë në mesfushë Khediran dhe Matuidi, ndërsa pas tyre, në pozicionin “Pirlo”, boshnjakun Pjanic. Me 2 kundërsulme të shpejta, kampionët e Italisë kanë vënë në vështirësi mbrojtjen e Napolit, e ndërsa në rastin e parë, portieri Reina devijoi në limite gjuajtjen e Higuain, në të dytën El Pipita u tregua më gjakftohtë dhe e coi topin në rrjetë.
Edhe pse në pozicionin e vështirë të ish-it, Higuain gëzoi për golin, duke bërë stadiumin ta vërshëllejë gjatë gjithë ndeshjes.
Në këtë mënyrë Napoli pësoi humbjen e parë në Seria A, e pasimet e shumta që lojtarët e Sarrit bëjnë, nuk arritën të conin në rrjetë topin. E nëse Inter fiton në ndeshjen e së dielës, Napoli humbet edhe kryesimin e kampionatit, të cilin e mbante prej shumë javësh. /tesheshi.com/