Partia e kryeministrin hungarez Viktor Orban duhet të largohet nga grupimi i Partive Popullore Europiane (EPP), tha dje presidenti i Komisionit Europian, Jean-Paul Juncker, duke zgjedhur ta krahasojë Orbanin lideren e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.
“Ata nuk votuan për mua. Nuk është aspak e drejtë. Më kujtohet Marine Le Pen duke thënë se ‘nuk po votoj për ty’. I thashë asaj se nuk dua zërin tënd. Ka disa zëra që nuk duhen”, tha Juncker.
Këtë koment të mprehtë, Juncker e bëri gjatë një qëndrimi në Shtutgart, si reagim ndaj faktit që qeveria hungareze paraqiti një poster ku ai dhe George Soros paraqiteshin si njerëz që të duan të trullosin emigrantët Hungari. /tesheshi.com/