Ndërsa kryeministri Zaev ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme pas dështimit të hapjes së negociatave, te kreu i qeverisë shqiptare nuk ka asnjë shenjë të tillë. Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, tha se ka një ndryshim në këtë rast mes Tiranës dhe Shkupit.
“Përgjegjësia që institucionet kanë para matet me diskursin që kemi pasur me publikut. Në Maqedoni ka pasur premtime se nëse nuk hapen negociatat do të japin dorëheqjen, prandaj përgjegjësia e autoriteteve është krejtësisht e tyre.
Unë nuk e di nëse Rama, unë apo i qeverisë ka premtuar se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur”, tha Cakaj në një dalje për mediat. /tesheshi.com/