Rrjeti televiziv CNN tha se reporteri i Shtëpisë së Bardhë Jim Acosta, më 11 qershor do të publikojë një libër në lidhje me presidentin amerikan Donald Trump, me titullin “Armik i Popullit”.
Shtëpia botuese HarperCollins tha se Acosta në librin e tij do të përshkruajë “konfliktet thuajse të pandërprera” në konferencat për shtyp me Donald Trump, si dhe ngjarje të tjera, raporton AP.
Agjencia kujton se Trump e ka cilësuar në mënyrë të përsëritur CNN-in si “armik i popullit”, si dhe mediat e tjera që bëjnë raportime kritike rreth tij.
Presidenti amerikan njoftoi në vitin 2018 se do shihte mundësinë e miratimit të ligjeve më të rrepta për shpifje, e kjo pasi u botua një libër në të cilin viheshin në dyshim aftësitë e tij mendore – “Zjarr dhe Furi” të Michael Wolff. /tesheshi.com/