Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

    Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ja si u komentua nga politikanë dhe analistë “qen”-i djeshëm i Ramushit për Isën

Nga te Sheshi
01/11/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Ja si u komentua nga politikanë dhe analistë “qen”-i djeshëm i Ramushit për Isën

Nga Blendi Gashi

Do mbahet mend gjatë “qen”-i që Ramush Haradinaj ia adresoi dje kryeministrit Isa Mustafa. Ky “qen” do futet në analet e kujtesës së opinionit publik, për të ridalë nga kolibja sa herë do e kërkojë puna, sidomos ndonjë ditë kur realpolitika ti sjellë afër e afër të dy, siç i solli dhe Isën me Hashimin, të përbëtuar që nuk do mund të ishin kurrë bashkë.

“Qen”-i ishte një ndodhi gojore që u konsumua në hyrje të Kuvendit të Kosovës, teksa kreu i AAK-së u ndalua nga sigurimi në momentin kur shkoi të dorëzonte firmat e mbledhura kundër Zajednicës. Një anëtar i personelit të sigurimit të Kuvendit tha se kishte marrë urdhër për të mos lejuar hyrjen e deputetëve në objekt, gjë që ka irrituar tej mase Haradinajt, i cili shfryu më pas: “Kush e ka thënë thanë atë mendim le të këshillohet me Hashimin, Kadrinë ia me Isë qenin”.

Më pas, Haradinaj u arsyetua.“Unë gjithmonë kam respektuar Kuvendin dhe procedurat e tij, edhe në të kaluarën, edhe tani, por edhe në të ardhmen do të veproj njëlloj.  Sot kam shprehur pakënaqësinë time të thellë dhe kundërshtimin tim, që të pengohet futja në Kuvend të Peticionit ku kanë nënshkruar mbi 200 mijë qytetarë e votues të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë ta pengojë zërin qytetar që të hyjë dhe të dëgjohet në Kuvend. Ata që provojnë ta pengojnë një gjë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e as me jetën parlamentare. Unë jam i zgjedhur i popullit dhe gjithmonë do ta mbrojë zërin e tij.”

Reagon këshilltari i Veselit, Blerim Latifi

Pas këtij moment, ka reaguar kabineti i kryekuvendarit Kadri Veseli.

blerim latifi (1)

Blerim Latifi, këshilltar, përmes një deklarate ka thënë se hyrja me forcë në ambientet e Kuvendit të Kosovës duke mos përfillur dhe penguar fizikisht stafin e sigurimit të Kuvendit është cënimi tjetër që opozita ua ka bërë ligjeve të Kosovës.

“Deputetit të Kuvendit të Kosovës i lejohet qasja në Kuvend në çdo kohë, por duke respektuar ligjet dhe rregulloret e Kuvendit. Sjellja arbitrare është në kundërshtim të plotë me frymën e parlamentarizmit dhe demokracisë kushtetuese”.

Opozita:Kadri Veseli nuk na do brenda Kuvendit

Tre liderët e partive opozitare thonë se Kadri Veseli ka marrë vendim t’i ndalonte konferencat e opozitës brenda hapësirave të Parlamentit dhe që të mos lejohet futja në Kuvend e dokumenteve që përmbanin mbi 200,000 nënshkrimet e qytetarëve kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi”.

“Megjithatë, drejtuesit e subjekteve opozitare, nuk u ndalën para urdhrave të Veselit dhe u futën brenda pa lejen e sigurimit dhe po ashtu i futën brenda edhe nënshkrimet e qytetarëve. Konferenca u mbajt pa lejen e Veselit dhe aty u prezantuan ato nënshkrime para medieve. Kadri Veseli nuk e do opozitën brenda Kuvendit. Kadri Veseli nuk i do as nënshkrimet e qytetarëve që shprehën pakënaqësinë e tyre me marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Opozita dhe peticioni i qytetarëve i pengojnë Kadri Veselit sepse ia kujtojnë atij se sa në shpërputhje janë vendimet e këtij pushteti me vullnetin e qytetarëve. Por, Kadri Veseli është i pafuqishëm përballë këtij vullneti”, thuhet në deklaratën e opozitës.

Plasin reagime të shumta

Kanë ardhur reagime të shumta pas vendimit që deputetëve të mos u lejohet hyrja në institucionin ligjvënës, por dhe ndaj fjalorit fyes të Haradinajt në drejtim të sigurimit.

Shpendi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njëherit anëtar i “Vetëvendosjes”, përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar si shkelje të Kushtetutës vendimin që deputetëve të mos u lejohet hyrja në Kuvend.

“Me tentu me ja ndalu deputetit me hy në Kuvend është shkelje e Kushtetutës, neni 11. Lere në atë ndërtesë, po deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo ndërtesë të institucioneve të Republikës së Kosovës pa pengesë sepse është sovran. Ky vendim veçse i ka vendosë në vështirësi punëtorët e sigurimit që duhej ta shkelnin kushtetutën. Me u fsheh skutave e me i shti punëtorët me e shkel kushtetutën e me shkaktu incidente nuk i bën nder askujt”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një shkrimi në Facebook thotë se mbyllja e derës së Kuvendit për deputetët hap derën e rrugës, ndërsa shprehet se edhe Haradinaj duhet t’i kërkoi falje punëtorit të sigurimit.adriatik-kelmendi

“Mustafa, Veseli dhe Thaçi duhet të reflektojnë shumë seriozisht për skandalin e sotëm dhe jo vetëm të sotëm. Është dyfytyrësi që në njërën anë t’i bëjnë ftesë opozitës të kthehet në Kuvend për t’i qartësuar mosmarrëveshjet e në anën tjetër të tentojnë t’ia mbyllin derën po kësaj opozite kur vjen në Kuvend. Ymeri, Haradinaj e Limaj janë përfaqësuesit që kanë marrë votat e popullit pikërisht për ta përfaqësuar atë pjesë të popullit në Kuvend. Mbyllja e derës së Kuvendit është hapje e derës së rrugës! Mbyllja e derës së Kuvendit është edhe hapje e derës anarkisë – ku ashpërsimi i gjuhës parë sot është e keqja më e vogël krahasuar me ato që mund të pasojnë. Veseli, Mustafa e Thaçi sot do duhej kërkuar falje për këtë gafë kolegëve të tyre opozitarë. Haradinaj do duhej t’u kërkonte falje nëpunësve të sigurimit të Kuvendit, të cilët aty janë për të marrë një rrogë, sipas detyrave që iu jepen dhe asgjë më shumë“, ka shkruar Kelmendi.

Versioni i policisë pas incidentit në Kuvend

Policia e Kosovës, thotë se zyrtarët kompetentë policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të menaxhuar tërë këtë situatë të pavolitshme konform rrethanave të shfaqura, ku të përfshirë ishin edhe liderët e tri subjekteve politike.

“Nga hyrja për deputetë në Kuvend kanë hyrë tre liderët e partive opozitare dhe sipas procedurave të kontrollit janë lejuar pa ndonjë problem të hyjnë brenda. Ndërkohë kanë ardhur edhe personat tjerë në cilësi të vozitësve dhe asistentëve të tre liderëve opozitarë, të cilët kanë sjell disa folderë, me mbishkrimin peticion dhe pasi kaluan përmes skanerit zyrtarët kompetentë ndërmorën masat e nevojshme për kontrollim dhe verifikim sipas rregullave. I menjëhershëm ka qenë reagimi i tre liderëve opozitarë të cilët nga ambienti i brendshëm i Kuvendit u kthyen te recepcioni dhe ndaj zyrtarëve kompetentë në kryerje të detyrave ligjore filluan përpjekjet për të arsyetuar futjen e folderëve në Kuvend, pastaj me ashpërsi kanë kapur folderët, gjithashtu duke fyer dhe duke u përballur e shtyrë me zyrtarët policorë arrijnë të futen brenda dhe drejtohen drejt hollit të Kuvendit.
Shkaku i kompleksitetit të kësaj ngjarjeje në ambientet e Kuvendit të RKS-së, Policia e Kosovës ka filluar hetimet preliminare për identifikimin e çfarëdo lëshimi eventual gjatë angazhimit të zyrtarëve policorë në ofrimin e sigurimit dhe kontrollit në Kuvend gjatë ditës së sotme
”, thuhet në kumtesën e policisë.

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re
Kosova

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

02/04/2023
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani
Ekonomi

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Rama, reagim për shqiptarin çajpirës të ngatërruar me trafikant
Politikë

Rama, reagim për shqiptarin çajpirës të ngatërruar me trafikant

01/04/2023
Lajme të tjera
Sëmundja e Halloween-it: edhe Barçën e lë mendja!

Sëmundja e Halloween-it: edhe Barçën e lë mendja!

Gruaja gjen fundin e ylberit, por zhgënjehet

Gruaja gjen fundin e ylberit, por zhgënjehet

Basha i ankohet FMN-së për palmat dhe shatërvanet e qeverisë Rama

Basha i ankohet FMN-së për palmat dhe shatërvanet e qeverisë Rama

TË FUNDIT

Britanikët: Rusët, masivisht të dehur në Ukrainë!

Britanikët: Rusët, masivisht të dehur në Ukrainë!

31 minuta Më parë
Ndërsa vlera e dollarit bie për të tretën javë radhazi, euro forcohet

Ndërsa vlera e dollarit bie për të tretën javë radhazi, euro forcohet

42 minuta Më parë
Jeta magjepsëse e Sheikut të Dubait: luks dhe bamirësi

Jeta magjepsëse e Sheikut të Dubait: luks dhe bamirësi

50 minuta Më parë
Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

1 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

02/04/2023
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

01/04/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist