Eurodeputeti britanik, Steven Woolfe rrezikon jetën pasi u godit e ra pa ndjenja pas një përplasjeje të dhunshme që shpërtheu gjatë një mbledhjeje të euro-skeptikëve.
“Ndihem thellësisht i trishtuar për faktin se pas një përplasjeje gjatë një mbledhjeje të deputetëve të UKIP këtë mëngjes, Steven Woolfe ka humbur ndenjat dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij është serioze”, tha Nigel Farage, një eksponent i njohur i partisë.
Ky i fundit një ditë më parë rimori drejtimin e përkohshëm të partisë, pas dorëheqjes së lideres Diane James.
Ndërsa Steven Woolfe, që për koiçidencë mbushi 49 vjeç një ditë më parë, është kandidat për të udhëhequr ekstremistët e UKIP-it. /tesheshi.com/