Rrëshqitësja “Verrückt në Schlitterbahn Waterpark” në Kansas City, e meriton plotësisht emrin që bart (“Verrückt” në gjermanisht do të thotë “i çmendur”).
Është 58 metra e gjatë, duke qenë deri tani, rrëshqitësja më të lartë e ujërave në Botë. Pasi kalojnë pjesën e parë, vizitorët fluturojnë mbi një nivel të dytë (një “mini kodër”) që ka një lartësi prej 15 metrash.
Vizitorët do të duhet të ngjiten përsëri në maje të ‘kodrës’, para se të lëshohen teposhtë me rreth 100 kilometra në orë.
Së fundi, janë publikuar pamjet që tregojnë saktësisht se si do të dukej ndërmarrja e këtij udhëtimi epik.
Videoja është paksa e frikshme. Shkenca gjithnjë na jep mënyra të reja për të frikësuar veten me teknologjie spektakolare.