Mediat kanë raportuar ditën e sotme se Sabit Geci ka vizituar ditën e sotme në QKUK kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku. Haxhi Millaku, avokati i Sabit Gecit, përmes një reagimi ka theksuar se takimi i klientit të tij me Lushtakun ka qenë i rastësishëm.
“Takimi i Z.Geci me Z.Lushtaku në dhomën e Spitalit në QKUK në Prishtinë, ishte rastësi sepse në atë dhomë bëhen kontrollet e rregullt të Z.Geci dhe po të njëjtën ditë kishte rastisur dhe z. Lushtaku. Çdo koment tjetër i këtij takimi të rastësishëm është tendencioz”,- ka thënë avokati Millaku.
Ai shton se kjo është dhoma e vetme e specializuar pëer kontrolle të sëmundjeve konkrete. /tesheshi.com/