Sfungjeri është bërë një mjet i domosdoshëm në çantën e çdo artisti grimi. Megjithatë, ato si çdo gjë tjetër kërkojnë së pari higjienë dhe kujdes të veçantë. Shumë profesionistë thonë se nuk është e rekomandueshme që të përdoret sfungjeri për përhapjen e pudrës.
Sipas tyre, nëse ka një vend të përshtatshëm për akumulimin e mikrobeve, është pikërisht sfungjeri që përdorni për make up-in. Rekomandohen të përdoren 2 deri në 3 muaj për shkak të vështirësisë së tyre që kanë për t’u pastruar plotësisht.
Kështu, si çdo gjë edhe ato kanë një datë skadence. Nëse nuk e pastroni plotësisht, fytyra juaj do të pushtohet nga mikrobet që ai përmban.
Duke e përdorur herë pas here pa e pastruar atë, do të vini re se pudra do të përhapet me vështirësi dhe duke mos marrë pamjen që ju dëshironi.
Përpos të gjithave, sfungjeri ka aftësi të përthithë shumë nga pudra juaj, duke bërë që ajo të mbarohet më shpejt. Dhe kjo, me siguri që nuk është mirë nëse atë e keni blerë me një kosto relativisht të madhe.
Kështu, për të gjitha këto arsye, është më mirë që të përdorni një furçë grimi, e cila përveçse e bën këtë më së miri, mund të ketë një jetëgjatësi shumë më të madhe se një sfungjer./tesheshi.com/