Nga shekulli 17-të deri në shekullin e 19-të kapelet më moderne bëheshin nga lëkura ose gëzofi i kafshëve.
Kapelja më e shtrenjtë bëhej nga gëzofi i kastorit, ndërsa më të lirat prej lëkurës së brejtësve.
Kapelebërësit e regjnin gëzofin me mërkur për ta bërë më të butë dhe më të punueshme.
Po siç e dimë të gjithë, mërkuri nuk është një element me të cilin mund të luash.
Kështu, punëtorët në fjalë duke thithur pluhurin e mërkurit fillonin dhe flisnin përçart, vuanin nga ngadalësimi i aftësive motorike dhe personalitet të deformuar dhe shumë pasoja të tjera.
Asokohe helmimi nga mërkuri nuk ishte ende i njohur ndaj dhe lindi shprehja “i çmendur si kapalebërës” për të quajtuar ata persona të cilët flasin përçart apo sillen si skizofrenë. /tesheshi.com/