Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja ç’mund të bëjë një inxhiniere nga Puka si Matilda Shkjau…

by te Sheshi
23/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja ç’mund të bëjë një inxhiniere nga Puka si Matilda Shkjau…

Nga Bardha Nergjoni

Jo shumë larg qendrës së Tiranës, në një rrugë kryesore mund të gjesh një dyqan që gjithçka e ka të lidhur me natyrën. Nëse kërkon lëng molle Korçe, kumbulla të thata Puke, reçelra të shumëllojshëm, shafran, mjaltë nga zona të ndryshme të Shqipërisë si dhe punime të ndryshme balte, tezgjahu e druri, mund t’i gjesh të gjitha pa u lodhur shumë.

20160817_124904_resized

Ka lindur si iniciativë e një grupi pukjanësh që produktet e tyre origjinale të traditës të kenë mundësi t’i bëjnë të njohura për shqiptarët dhe të huajt në mes të kryeqytetit.

“Albania by natyre” të fton për të parë, shijuar dhe blerë produkte natyrale por edhe të certifikuara. Gjithçka që vjen nën këtë logo e ka një çertifikatë, ka një origjinë dhe të përcjell shijen e tradicionales të fshehur në kujtesë nga fëmijëria, kur recetat tradicionale të gjyshes vlejnë sa mijëra gatime të sotme. Matilda të pret me shumë dashamirësi dhe përkushtim. Ajo sapo është diplomuar në inxhinieri fizike dhe sigurisht që nuk do ta lërë profesionin e saj të së ardhmes, por, ndërkohë, pasioni i saj janë produktet bio dhe kontaktet me njerëz të ndryshëm. Me shumë delikatesë i shërben gjithkujt, shqiptar apo i huaj që ndalet në këtë pikë natyrale në Tiranën e konsumit dhe jetës frenetike. Koha kalon mes pijeve, reçelrave, punimeve të duarve të mjeshtërve thuajse nga e gjithë Shqipëria. Janë mbi 200 produkte të servirura bukur, të garantuara në cilësi dhe të certifikuara si organike. Synimi është shtimi i llojeve dhe përfshirja e të gjithë territorit shqiptar me produkte që nuk mungojnë por që duhet të kontrollohen që të tregtohen lehtësisht dhe të tërheqin shumë blerës.

Matilda Shkjau e lindur dhe e rritur në Pukë, tregon se projekti nuk ka shumë që ka nisur dhe fillimisht ka qenë Puka qendra e tij për tu përhapur më pas në zona të tjera dhe çeljen e një pike në Tiranë. “Është një dyqan që promovon të gjitha produktet organike në Shqipëri. Fillimisht e kemi nisur me Pukën dhe më pas jemi shtrirë në Shkodër, Korçë, Dibrën, Tiranë duke grumbulluar produkte të të analizuara dhe të çertifikuara nga institucione të specializuara si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit”.

Gjithçka, tregon Matilda për tesheshi.com,  ka ardhur nga një financim i huaj dhe që po vazhdon nga një grup shqiptarësh që vendosën të kenë një pikë me këto produkte në kryeqytet.

20160817_123351_resized

“Ka dy vjet që po zbatohet si projekt. Erdhi si rezultati i një financimi nga bashkia e Milanos i cili u mendua fillimisht për t’i ardhur në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të vegjël në rrethinat e Pukës. Më pas duke u diskutuar ndërmjet anëtarëve të bordit u arrit në përfundimin që mënyra më efikase për t’i promovuar këto prodhues ishte hapja e një pike që edhe ata që i kërkojnë këto produkte të kenë mundësi ku të referohen dhe prodhuesit të kenë mundësi të shesin ato. Fillimisht u mendua për Shkodrën por duke pasur parasysh se lëvizja këtu është më e madhe dhe turistët janë më të shumtë atëherë do të kemi më shumë impakt dhe shitje më të mëdha u vendos të hapej në Tiranë”.

Matilda ka një profesion krejt të ndryshëm nga ajo që bën aktualisht por servirjen, kontaktet me njerëzit pse jo dhe njohjen e shijeve të produkteve i ka pasionin e saj me të madh. “Unë jam inxhiniere fizike. Sapo kam përfunduar studimet por me produktet bio më ka lidhur familja. Kam kam nënën që ka një jetë që merret me prodhimin e lëngjeve, likove, reçelrave, etj. Qysh pas 8-vjeçares jam marrë me këtë punë dhe gjithmonë më tërheq. Kontaktet me njerëzit më kanë pëlqyer shumë. Më pëlqen të bëj një punë konkrete, të përkrah të gjithë individët që kanë nevojë dhe punojnë me seriozitet”.

Matilda pranon se produkteve shqiptare i mungon së pari certifikimi dhe së dyti promovimi. “Blerësit janë si të huaj ashtu edhe shqiptarë dhe vë re që i kërkojnë këto produkte pasi janë shkëputur dhe ka nga ata që thonë se kemi humbur shijen. Qëllimi  ynë është ata të rigjejnë shijen nëpërmjet këtyre produkteve. Kemi mjaft produkte dhe larmishmëri por thjesht mungon nxitja por edhe fakti se duhet ecur në bazë të rrugullave të sigurisë së produkteve dhe etiketimi, paketimi, etj., pasi të gjitha këto kanë rolin e tyre”.

Ndërkohë që produktet shtohen, cilësia ka rolin e saj dhe fakti që duhet të ruhet ajo çfarë i dallon, të qenit organike. Ky bashkim shqiptarësh ka si synim të ruajë shijen e produkteve vendase dhe të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë të jenë korrektë me cilësinë duke mbajtur lart gjithçka shqiptare që kërkohet mjaft si nga të huajt ashtu edhe nga ata që duan të arratisen nga jeta moderne për të gjetur pakëz traditë në gjëra të mrekullueshme për rigjetur shijen dhe bashkë me të kujtimet e të shkuarës. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Evakuohet një zonë e banuar turke në kufirin me Sirinë nga goditja me raketa

Evakuohet një zonë e banuar turke në kufirin me Sirinë nga goditja me raketa

PS prezanton në Dibër kandidatin Rama, aleatët kërkojnë llogari për Rrugën e Arbërit

PS prezanton në Dibër kandidatin Rama, aleatët kërkojnë llogari për Rrugën e Arbërit

Beteja për Mosulin, OKB: presim zhvendosje të civilëve në shkallë të paprecedent

Beteja për Mosulin, OKB: presim zhvendosje të civilëve në shkallë të paprecedent

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni