E keni menduar ndonjëherë se cila ka qenë ngjyra fillestare e shtëpisë më të famshme në botë, që njihet me emrin Shtëpia e Bardhë? Po, e kemi fjalën për shtëpinë e kreut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën vetëm shumë pak persona mund të hyjnë për të admiruar madhështinë e saj.
Në fakt, nuk kishte si të ishte ndryshe. Ngjyra fillestare e Shtëpisë së Bardhë, ka qenë e bardha. Sipas White House Historical Association, në vitin 1798, kur muret e shtëpisë mbaruan së ndërtuari, ato u lyen me të bardhë për të ruajtur materialin nga ngrirja në dimër, për shkak të temperaturave të ulëta.
Muret e Shtëpisë së Bardhë u lyen me të bardhë dy vite përpara se presidenti John Adams dhe bashkëshortja e tij, Abigail, të ishin banorët e parë të rezidencës, në vitin 1800. Sipas një historie të vjetër të treguar brez pas brezi, Shtëpia e Bardhë u lye me ngjyrë të bardhë deri në vitin 1814, pasi ajo u dogj nga britanikët gjatë luftës së vitit 1812.
Megjithatë, ka fakte që dëshmojnë se kjo shtëpi ka qenë e lyer me të bardhë që më herët (para vitit 1812), ndërsa në shtator të vitit 1901 ishte presidenti Theodore Roosvelt ai që i vuri përfundimisht dhe zyrtarisht emrin “Shtëpia e Bardhë”. /tesheshi.com/