Falë “sekretit” që sapo e ka shpallur TripAdvisor pushimet dimërore mund të jenë më pak të shtrenjta. Sekreti është publikuar në artikullin me titull: “Best Time to Book (Koha më e përshtatshme për të prenotuar)”.
Ofertat për udhëtime dhe hotelet janë përkatësisht më të lira në ditët e para të janarit dhe më të shtrenjta, kuptohet, ditët e fundit të dhjetorit. Çmimet për janarin do të vazhdojnë të ulen sa më vonë të jetë udhëtimi deri nga mesi i shkurtit kur çmimet do të fillojnë të rriten përsëri me rastin e pushimeve ndërsemstrale të studentëve.
Ndërsa përsa i përket destinacioneve më të lira janë vendet ekzotike, ishujt apo vendet ku bën nxehtë, drejtë të cilave nuk udhëton askush gjatë dimrit. Nëse keni dashur të vizitoni Bahamas, Bora Bora apo ishuj të tjerë kjo është periudha më e mirë për ta bërë dhe mos i lini për verë. /tesheshi.com/