Shqetësimet që sjell makina apo edhe udhëtimi në det, janë vërtet të bezdisshme. Shkaktohen nga mospërputhjet mes perceptimeve vizuale nga brenda makinës dhe ato të aparatit vestibular, pjesë e veshit të mesëm, që ‘mbledh’ informacionet e lidhura me lëvizjet. Simptomat janë të njëjta për të gjithë; dhimbje koke, të përziera e të vjella. Për t’i mbajtur nën kontroll duhet të vini re disa sinjale dhe t’i parandaloni duke:
U ushqyer
Të hash diçka përpara se të nisesh për rrugë është rregulli kryesor për të evituar gjendjen e keqe që shkakton udhëtimi. Mos e teproni me sasinë! Biskotat, buka e thekur apo frutat e perimet, mjaftojnë! Evitoni kafenë, alkoolin, nikotinën dhe ushqimet e yndyrshme.
Vetëm ujë!
Pini ujë (pak) do t’ju ndihmojë! Evitoni kosin, qumështin dhe pijet e gazuara.
Ushqimet e emergjencës
Mbani me vete, gjithmonë, ushqime të thata, biskota të kripura apo ushqime të tjera të ngjashme.
Ndihmoni veten me vitamina
Vitamina B1 ndihmon transmetimin e impulseve nervorë dhe largon shqetësimet e lidhura me sensin e ekuilibrit. Mund ta gjeni te mielli i tërshërës (apo tërshëra vetë) peshku, shpargujt, drithërat dhe argjinaret.
Aromë menteje
Ndonjë pikë vaji esencial në facoletë do të mbaj larg ndjesinë e përzierjes. Këshillohet edhe livanda.
Çështje këndvështrimi
Mbajeni vështrimin të drejtuar nga horizonti. Evitoni leximet apo përdorimin e mjeteve elektronike.
Uluni në vendin e parë
Cilido qoftë mjeti i udhëtimit, anije, avion, makinë, uluni në vendet e para.
Flini
Nëse mundeni, sapo makina të nisë lëvizjen, mbyllni sytë dhe përpiquni të flini. Në këtë mënyrë do arrini të ‘gënjeni’ trurin dhe të qetësoni stomakun. Edhe udhëtimi do të duket më i shkurtër; gati ëndërr!/tesheshi.com/