Autoritetet izraelite ngritën kapakët e një dige dhe përmbytën pronat bujqësore në Gazën e bllokuar.
Ministria Palestineze e Bujqësisë tha se përmbytjet shkaktuan të paktën gjysmë milion dollarë dëme.
Deklarata thoshte se dëmi u ishte bërë fermave të shpendëve dhe bletarëve në Jabalia lindore dhe Beit Hanoun.
Fushat e mbjella me patate dhe qepë janë përmbytur plotësisht.
Ministria po i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë, duke pretenduar se ushtria izraelite po u mohon atyre mundësinë e hyrjes në rajone të përmbytura për të përcaktuar me saktësi dëmin që ata kanë shkaktuar.
Autoritetet izraelite kanë ndërtuar diga të shumta për mbledhjen e ujërave të shiut dhe ata shpesh lëshojnë ujë prej tyre pa paralajmërim, duke shkaktuar përmbytje në Gaza. /tesheshi.com/