Quhet ‘iTunel’ dhe është një dron i telekomanduar, i cili fik zjarret nëpër tunele. Është sistemi zjarrfikës më i përparuar në botë dhe sapo e ka kaluar fazën eksperimentale. Provat u kryen në tunelin e Gran Sasso në Itali.
iTunel është një ‘robot zjarrfikës’ i pajisur me kamera me rrezi infra të kuqe dhe me sensorw për dallimin e tymit dhe flakëve. Kur ka një urgjencë për një zjarr droni vihet në lëvizje drejt zjarrit me një shpejtësi mbi 40 km në orë përgjatë një binari të intaluar në pjesën e sipërme të galerisë.
Duke qënë se ecen mbi makinat, ai mund të arrijë vatrën e zjarrit pa u penguar nga bllokimi i trafikut. Ai nxjerr ujë dhe shkumë zjarrfikëse të barabartë me forcën e 32 burrave. Droni mund të punojnë në mënyrë automatike ose i komanduar nga një operator.
Ky është një projekt i ideuar nga Gruppo Servizi Associati (Gsa), dhe i financuar nga fondi europian per zhvillim. /tesheshi.com/