Tekniku i kombëtares italiane, Ventura, ka publikuar listën e lojtarëve që do të aktivizohen në dy ndeshjet e fundit të ndeshjeve në grupe, atë përballë Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ventura nuk ka kursyer yjet në këto takime, ndërsa risia është Simone Verdi, që aktivizohet me Bolonjën.
Lista e Italisë
Portierë: Xhianluixhi Bufon (Juventus), Xhianluixhi Donaruma (Milan), Matia Perin (Xhenoa);
Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzalji (Juventus), Leonardo Bonuçi (Milan), Xhiorxhio Kielini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Mateo Darmian (Mançester Junajtid), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinacola (Atalanta), Davide Zapakosta (Çelsi);
Mesfushorë: Daniele De Rosi (Roma), Marko Parolo (Lacio), Lorenco Pelegrini (Roma), Marko Verrati (PSG), Federiko Bernardeski (Juventus), Antonio Kandreva (Inter), Stefan El Sharaui (Roma), Lorenco Insinje (Napoli), Simone Verdi (Bolonja);
Sulmues: Andrea Beloti (Torino), Eder Sitadin Martins (Inter), Manolo Gabiadini (Sauthempton), Çiro Imobile (Lacio). /tesheshi.com/