Italia ka miratuar ligjin përmes të cilit gjobit këdo që shpëton refugjatët nga mbytja në det. Dënimet në këto raste shkojnë deri në € 50,000.
Pavarësisht se qindra emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme kanë gjetur vdekjen gjatë rrugës detare për në Itali, masat për të mos pranuar asnjë të huaj në gadishull po konsiderohen si çnjerëzore.
Rregullorja gjithashtu lejon hetime dhe operacione të fshehta policore, në përpjekje për të “ndaluar kontrabanduesit e qenieve njerëzore’.
Nismëtari i këtij ligji, që s’do mend se është vet ministri i brendshëm Mateo Salvini, tha se “kanë miratuar një hap përpara për sigurinë vendit”, pa dashur të përgjigjet në pyetjet që kishin të bëjnë me viktimat që përfundojnë poshtë detit.
Qeveria e Italisë miratoi masën dy javë pasi partia e tij antiemigrante triumfoi në zgjedhjet e parlamentit evropian.
Muajin e kaluar, ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut i shkruan Italisë për të tërhequr masën që ishte një përpjekje për të kriminalizuar operacionet e shpëtimit nga grupet humanitare.
Por Salvini në kthim ka akuzuar në grupet shpëtimit si “bashkëfajtorë me kontrabandistët e njerëzve”. /tesheshi.com/