Një turist nga Franca u kap më 1 shtator në aeroportin e Cagliari-t në Sardenjë, Itali, pasi mbante një shishe me rreth 4.4 kilogramë rërë, raporton CNN.
Ai u gjobit me 1,200 dollarësepse rëra nga Sardenja është mbrojtur që nga viti 2017.
Gjobat për ata që kapen me rërë variojnë nga 600 në 3,550 dollarë (500 deri në 3,000 euro), në varësi të vendit nga vjen dhe sasisë së “vjedhur”, tha një zyrtar lokal.
Turistët janë përpjekur të marrin me vete si suvenir rërën shumëngjyrëshe ose ta rishesin atë në internet. Kjo është veçanërisht e vërtetë për rërën me ngjyra unike si rozë ose jashtëzakonisht e bardhë.
“Shishja është kapur dhe tani është në sallën tonë, ku ne i mbajmë këto sende të sekuestruara,” tha zyrtari, duke shtuar se shumë shishe me rërë zakonisht grumbullohen në fund të vitit. /tesheshi.com/