Luiz Inacio Lula da Silva, njeriu që qe president i Brazilit nga viti 2003 në 2011-tën, do të dalë para gjyqit me akuzat për korrupsion dhe për pastrim parash.
Bëhet fjalë për ryshfet në shifra të mëdha, e për një skemë në kompaninë shtetërore të naftës, Petrobras.
Një gjykatës i marrë me çështjen e hetimit të korrupsionit në lidhje me Petrobras-in ka deklaruar se ka prova të mjaftueshme të përgjegjësisë së ish-presidentit Lula.
Paratë që pretendohet se ka marrë ish-presidenti janë pastruar përmes blerjes dhe rinovimit të një apartamenti. Lula është akuzuar nga prokurorët si “bosi” i skemës, e cila i ka kushtuar kompanisë shtetërore më tepër se dy miliardë dollarë.
Ish-presidenti e ka quajtur gjithçka një gënjeshtër të madhe, duke i mohuar akuzat. Ai deklaron se akuzat janë një përpjekje për ta penguar atë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2018.
Pasardhësja e Lula-s në presidencë, Dilma Rousseff, u largua nga detyra muajin e shkuar gjithashtu pr manipulim shifrash. /tesheshi.com/