Antonio Guterres është nominuar në mënyrë të njëzëshme nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të qenë sekretari i përgjithshëm i saj.
Eshtë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ajo që duhet të mblidhet javën e ardhshme për ta miratuar kandidaturën e tij.
Ban Ki-Moon, njeriu i cili do t’i lërë postin portugezit, e ka cilësuar si zgjedhje mjaft të mirë këtë nominim.
Kryeministër i Portugalisë për shumë vite, Antonio Guterres ka drejtuar nga viti 2005 në 2015-n UNHCR-në, agjencinë për refugjatët.
Nominimi i tij u pranua zyrtarisht nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit gjatë një takimi me dyert të mbyllura.
Guterres pritet ta marrë detyrën në fillim të vitit të ardhshëm. /tesheshi.com/