Isa Mustafa, kreu i LDK-së, njoftoi publikisht sa ia doli të shërohet nga COVID-i, pasi ditë më parë dha lajmin e infektimit me këtë virus.
“Miq të nderuar
Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19″, shkruan Mustafa, duke renditur një sërë emrash, familjarë, mjekë e figura publike, të cilët thotë se e mbështetën në gjendjen e vështirë që kaloi.
Por ai shpreh pezm para ata që i dëshiruan vdekjen.
“Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time.
Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë.
Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë…”, shkruan Isa Mustafa. /tesheshi.com/