Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë një propozim iranian për të hequr sanksionet ndaj Teheranit.
“Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se Teherani dëshiron të negociojë me Shtetet e Bashkuara, por dëshiron që sanksionet të hiqen. “Jo, faleminderit!”, ka shkruar Trump në Tëitter.
Komenti i Trump vjen pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Iranit Javad Zarif, i cili tha në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel se SHBA duhet të heqin sanksionet ekonomike në mënyrë që të kthehen në tryezën e bisedimeve me Iranin.
“Administrata Trump mund të rimarrë të kaluarën e saj, të heqë sanksionet dhe të kthehet në negociata. Ne jemi akoma në tryezën e bisedimeve. Janë ata që e lanë atë”, tha Zarif.
Marrëdhëniet SHBA-Iran janë tensionuar javët e fundit pasi amerikanët ekzekutuan “shpirtin ushtarak” të Republikës Islamike, gjeneral Qassem Soleimanin.
Irani është përbetuar të hakmerret, por deri më tani, veç një sulmi pa pasoja mbi dy baza amerikane në Irak, ku ironikisht qëlloi vetëm një avion civil ukrainas duke marrë tragjikisht jetën e 176 të pafajshmëve, nuk ka bërë bërë asgjë për çfarë ka paralajmëruar si shpagim. /tesheshi.com/